Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuza ndaj Lefter Kokës edhe për inceneratorin e Elbasanit. Sipas informacioneve të siguruara nga A2 CNN, SPAK ka mbyllur hetimet edhe për këtë impiant të përpunimit të mbetjeve dhe gjatë të enjtes paradite i ka komunikuar akuzat ish-ministrit të Mjedisit.

Koka u arrestua fillimisht i akuzuar për korrupsion në procedurën për inceneratorin e Fierit, ku dyshohet se ka përfituar 1,2 milionë euro. Gjithashtu, SPAK pretendon se Koka ka përfituar 3,7 milionë euro për favorizimet në inceneratorin e Elbasanit./a2