Mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30 u hodh në erë me eksploziv makina e prokurorit Arjan Muça. Makina “Mercedez A Class” ka shpërthyer brenda parkimit të qendrës tregtare “Kristal”.

Nga ngjarja te Komuna e Parisit nuk raportohet për të lënduar, pasi makina ishte e parkuar dhe nuk kishte asnjë person brenda.

Nuk dihet kush ka qenë objektivi, prokurori Arjan Muça apo gruaja që është gjyqtare në administrativen Gjirokastër, pasi mjeti përdorej nga të dy.

Policia ka rrethuar zonën dhe ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes.