“Ditmir Bushati, ditën e parë që u ndryshua si drejtues Shkodrës ka zbritur nga treni, nuk është shfaqur në asnjë aktivitet”.

Kështu tha pak ditë më parë Kryeministri Rama kur u pyet se përse në listat e kandidatëve për deputetë nuk ishte ish-ministri i Jashtëm.

Duket hapur që mes tyre ka pakënaqësi, të cilat lindën ose kulmuan në momentin kur Bushati u shkarkua si kreu i diplomacisë shqiptare.

Sot, Bushati ka reaguar në një formë krejt të veçantë, por të kuptueshme që e ka replikë me Edi Ramën.

Në Instastory ka pubikuar një shprehje, që ka të bëjë pikërisht me trenin që përmendi Rama pak ditë më parë.

“Nuk ka rëndësi se në cilin tren udhëton, e rëndësishme është në cilin stacion treni zbrisni”, thohet në mbishkrim.