Një tërmet me fuqi 4.9 ballë u ndje para pak çastesh duke krijuar pasiguri në disa zona të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.

Noa.al njofton se tërmeti kishte thellësi vetëm 2 kilometra.

Ai u lokalizuar 17 km pranë Gostivarit dhe 54 km larg Prizrenit.

Raportohet se në zonat e Dibrës në Shqipëri ky tërmet është ndjerë së tepërmi.