Pas publikimit të korrespondencës së Ministrisë së Shëndetësisë me kompaninë fantome nga Hong Kongu, me qëllim të furnizimit me vaksina kineze , u vërtetua skema kriminale e këtij ministri dhe kryeministrit Zaev.

Edhe në këtë kohë krize ku mijëra qytetarë janë të infektuar, kur numri i të infektuarve rritet çdo ditë e më shumë, kur fatkeqësisht edhe numri i qytetarëve që e humbin jetën është në rritje, ministri Filipçe dhe kryeministri Zaev nuk e kanë mendjen që të sigurojnë vaksina në mënyrë të rregullt, por përkundrazi bëjnë pazarllëqe dhe ndërmarrje jashtë çdo norme humane.

Është për tu habitur se si kryeministri Zaev, i përdor kompanitë që përmenden në të ashtuquajturat “bomba”, nga aktiviteti kriminel i Gruevskit, për të njëjtin qëllim, por tani edhe në kurriz të shëndetit të qytetarëve.

Në këtë situatë, gjëja më e logjikshme do të ishte dorëheqja e ministrit Filipce dhe kryeministrit Zaev, për të mirën e qytetarëve!