Një hetim do të hapet nga Prokurori Publik i Bolonjës për vdekjen e një mësuesi, Giuseppe Morabito, zëvendës-drejtori i shkollës së mesme Veggetti në Vergato nel Bolognese.

Ai vdiq natën e kaluar rreth dhjetë ditë pas marrjes së një doze të vaksinës “Astrazeneca”.

Hetimi synon për të verifikuar nëse ka një korrelacion midis vdekjes së mësuesit dhe marrjes së vaksinës. Gazeta “Il Resto del Carlino” raporton ngjarjen.

Disa vende evropiane e kanë pezulluar Astrazeneca. Së fundmi edhe Irlanda gjithashtu kërkon pezullimin e vaksinës.

“Ne do të hapim një dosje, do të bëjmë të gjitha hetimet e nevojshme – shpjegon kryeprokurori i zonës, Giuseppe Amato për gazetën – por nuk ka asnjë alarmim dhe asnjë të dyshuar për momentin. Do të konstatojmë se cilat janë shkaqet e vdekjes, pastaj do të flasim për pasojat”.

Me origjinë nga Italia e Jugut, 61 vjeçari, profesor në arsim ishte zhvendosur në Vergato shumë vite më parë, ku ishte vlerësuar shumë dhe i ishte nënshtruar më 3 Mars vaksinës AstraZeneca.

Mëngjesin e djeshëm disa kolegë vendosën të vizitonin 61-vjeçarin, pas dyshimeve sepse nuk po përgjigjej në telefon.

Pastaj ata e gjetën mësuesin në kushte të rënda shëndetësore, i cili vdiq pavarësisht ndihmës urgjente të mjekëve.

“Ne do të konstatojmë se cilat janë shkaqet – përsërit prokurori Amato. – “Në orët e ardhshme ne do të hetojmë ngjarjen, por nuk do të përhapim terror. Do ta hetojmë, sepse është puna jonë. Insistojmë që vaksinat, nëse ka, duhet të bëhen,”, tha prokurori.