BELGJIKË- Xhuljeta Lala, 33 vjeçarja nga Divjaka është vrarë në një mënyrë makabre mesditën e djeshme në një hotel në Bruksel.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme ku Xhuljeta ka qenë duke punuar si çdo ditë në një hotel të quajtur “Best Western”, kur është sulmuar nga agresori dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas mediave belge, e reja shqiptare është vrarë nga një francez rreth 36-vjeç i cili rezulton i arratisur nga një institucion psikiatrik në Francë.

Autori i këtij krimi është arrestuar teksa ecte totalisht i zhveshur dhe i çorientuar. 33-vjeçarja shqiptare mësohet se është goditur disa herë me bombolën që përdoret për të shuar zjarrin.

Në dëshminë tronditëse në polici, autori i vrasjes tregoi se kishte dëgjuar zëra që e shtynë drejt krimit të rëndë.

“E vrava sepse djalli ma kërkoi”, mësohet të ketë thënë ai.