Tiranë- Aksident me vdekje në Tiranë. Makina përplas këmbësorin dhe largohet me shpejtësi.

Burime për Noa.al informojnë se ngjarja ndodhi rreth orës 20:10, te Stacioni i Trenit.

Një mjet tip “Audi” me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur motomjetin me drejtues L. K., 73 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.