1218961180

Sot në mbrëmje, në Shqipëri pritet të mbërrijë sasia e radhës e vaksinave “Pfizer”.

Janë 9 mijë e 320 doza që do të futen në proces një ditë më pas.

Lajmi u dha nga Ministrja e Shëndetësisë gjatë ndjekes së procesit të vaksinimit të mësuesve në Lezhë.

“Sot kemi njoftim për mbërritjen sërish nga Pfizet të 9320 dozave të tjera”, tha Ministrja e Shëndetësisë.

Kryeministri Edi Rama tha se procesi vaksinimit do të intensifikohet, për të lehtësuar sezonin turistik.

“Qëllimi është që deri në fund të Qershorit ne të kemi shkëputur shumë hallka të zinxhirit të infeksionit, që të kemi sezonin turistik të lehtësuar”, nënvizoi Kryeministri Edi Rama.

Deri tani, në të gjithë vendin, janë kryer rreth 25 mijë vaksinime.