Gazetari Artan Hoxha komentoi në studion e ABC incidentin e ndodhur pak ditë më parë në zyrat e FRD-së mes presidentit Ilir Meta dhe policëve bashkiakë të Tiranës. Hoxha u shpreh se Meta nuk duhet të kapte një “hallexhi” duke iu referuar policit bashkiak, por të zgjidhi hesapet me Veliajn.

“Në terren ka një lloj tjetër komunikimi mes palëve, Në terren ata që merren me fushatën kanë një lloj tjetër marrëveshje me njëri-tjetrin. Politikanët janë ata që vjedhin dhe korrin të mirat. Politikanëve nuk i bëhet vonë që mund të humbin jetë njerëzish.

Është një gjë shumë e thjeshtë që mund ta zgjidhin me njëri-tjetrin. Institucionet që mbrojnë kushtetutën përveç presidentit është një gjyqësor i tërë. Policët e bashkisë janë fytyrat më të urryera se gjobisin qytetarët dhe lënë betonieret të lëvizin. Unë jetoj në një zonë ku Veliaj dhe Meta në vijë ajrore i kanë shtëpitë larg 50 metra. Ilir Meta del e rreh një hallexhi. Mos rrih policin.

Kryetarin e bashkisë kape për fyti. Praktikisht prokurori duhet të shoqëronte edhe Ilir Metën sepse kanë rrezikuar edhe jetën e presidentit. Po sikur ai të kishte një gjë me vete. Se njeri është edhe ai polici. I bëhen 10 veta. Presidenti po mundohet të bëjë kryetarin e opozitës.  Kryetari i opozitës është Lulzim Basha. Tani në qoftë se drejtuesit e institucioneve përshkojnë këtë frymë, çfarë prisnin nga qytetarët nesër. Kë mendoni se panë ata në Elbasan. Në mënyrë të turpshme.

Nuk përçohet mesazhi në atë formë. Nëse do I dilte te Kodra e Diellit dhe do e kapnin njëri-tjetrin për fyti, do ishte shumë korrekte, të dy janë të zgjedhur nga PS. Të shkosh me 10 veta të gjesh një hallexhi atje, është prind ai polici. E ka bërë edhe Edi Rama këtë gjë. Nëse Meta do i çojë mesazhe Ramës, nuk është kjo forma. Të dyja palët thonë për kundërshtarin se ai ka probleme psiqike. Këto konflikte zgjidhen në rrugë gjyqësore. Nëse ai që thotë po mbroj kushtetutën i shkel i pari, e dini vetë si shkojnë gjërat”, tha Artan Hoxha.