Vijon e ndezur përplasja në distancë e Presidentit dhe Kryeministrit. Pas akuzave të kreut të shtetit, ka reaguar Kryeministri Rama që edhe njëherë ka shigjetuar në tërësi opozitën.

“Sa herë Ilir Meta del, flet, bërtet, shan, lajthit, aq herë e bën të qartë se zgjedhja e 25 prillit është një zgjedhje mes Drejtësisë dhe Ilir Metës.

Çdo votë për LSI është një votë kundër Drejtësisë dhe çdo votë për PD është një votë për Ilirin e Saliun; Luli thjesht ha përshesh”, ka shkruar Rama në Tuiter.

Më herët, në konferencë për mediat, Meta akuzoi Ramën se po përpiqet të bëjë gjithçka që të manipulojë zgjedhjet e 25 prillit.

Por, kreu i shtetit deklaroi se do jetë aty me popullin shqiptar për të mbrojtur çdo votë.