Një i ri nga Belshi ka humbur jetën nga koronavirusi.

Ai është 32-vjeçari Alban Hidri, baba i dy fëmijëve i cili prej disa ditësh ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

I riu ishte në intubim për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, ndërsa nuk raportohet të ketë pasur sëmundje të tjera.

Lajmin e kanë bërë publik miqtë e tij në rjetet sociale.

“Na hidhëroi pa masë lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta e Alban Hidrit, kryetarit të grupseksionit Rrasë. Një njeri i shkëlqyer që fatkeqësisht nuk ia doli dot në betejën me COVID-19.

Energjia dhe pozitiviteti i Albanit do na mungojë të gjithëve, familjes së tij të dashur, miqve dhe kolegëve. U prehsh në paqe Alban!”, shkruajnë miqtë e tij.