Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në Maliq.

Burime bëjnë me dije për noa.al se rreth orës 20:40, në fshatin Podgorie, Maliq, është gjetur nga familjarët, i vetëvarur në një shtyllë, larg banesës së tij, shtetasi R. Ç., rreth 62 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga deklarimet e marra familjarëve, rezulton se ky shtetas vuante nga depresioni.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në pyetje pritet të merren dhe familjarët e viktimës, për të hedhur më shumë dritë mbi këtë akt ekstrem të marrë nga 62-vjeçari.