Rrëmbimi i avionit me urdhër të Lukashenko-s dhe më pas arrestimi i gazetarit dhe të fejuarës së tij ka shkaktuar reagime të shumta në të gjithë botën. Shumë vende kanë bërë thirrje për lirimin e gazetarit të opozitës, Roman Protasevic.

NATO gjithashtu ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të gazetarit Roman Protasevic dhe partneres së tij Sofia Sapega.

“Ky akt shkel rregullat e aviacionit civil dhe rrezikon jetën e pasagjerëve dhe ekuipazhit. Ne mbështesim një hetim të pavarur, përfshirë Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) dhe gjithashtu mbështesim  masat e marra nga Aleatët në përgjigje të kësaj incidenti “.

Traktati i Atlantikut të Veriut  i bën  thirrje Bjellorusisë të respektojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”.