Jep dorëheqjen nënkryetari i bashkisë së Pogradecit Johan Sterjo. Mësohet se ai ka dorëzuar dje dorëheqjen ndërsa firmosja u bë sot.

Sterjo ka qenë i komanduar në këtë post, ndërkohë që momentalisht vijon detyrën si drejtor i ujësjellësit të Pogradecit.

Pritet të zbardhet arsyeja e dorëheqjes, pasi Sterjo është vëllai i Viola Sterjos, drejtoreshës së mjedisit në bashkinë e Tiranës që u arrestua për mashtrim.

Dyshohet se Viola Sterjo ka mashtruar 5 subjekte, duke u marrë shuma që variojnë nga 20 mijë € deri në 90 mijë €, duke u premtuar se do të ndërhyjë për të fituar projekte publike me vlerë disa miliona euro.

Dorëheqja është dorëzuar që në datën 30 dhjetor, motivacioni “arsye familjare”.