Në Tiranë një litër naftë po shitet me 230 lekë, madje deri në 239 lekë, çmim ky i pa parë ndonjëherë në Shqipëri. Autoriteti i Konkurrencës më herët ka deklaruar se ka nisur kontrollet dhe monitorimin e situatës për rritjen e çmimeve të karburanteve.

Arsyeja kryesore e rritjes së çmimit të naftës thuhet se është lufta mes Ukrainës dhe Rusisë, por gjithmonë në Shqipëri nafta ka qenë më shtrenjtë krahasuar me vendet e rajonit.

Rritja e çmimit të naftës ka provokuar edhe një zinxhir rritjesh të çmimeve të produketeve të tjera. Çmimi i miellit u rrit i pari.

Por ekspertët mendojnë se më e keqja nuk ka mbërritur ende dhe se çmimi opritet të kapë 250 ose 260 lekë litri brenda pak ditëve.