Një 42-vjeçar në Korçë është vënë në pranga për ngacmim seksual. Bëhet e ditur se në flagrancë është arrestuar 42-vjeçari me iniciale E. K., banues në fshatin Qatrom. Dyshohet se ai ka ngacmuar seksualisht dhe ka kryer veprime të turpshme me një 30-vjeçare në lagjen nr. 11, të qytetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.