Mbyllja e vitit 2022 e gjen Kuvendin e Shqipërisë me detyra të prapambetura. Gjykata Kushtetuese në disa raste ka rrëzuar akte të miratuara nga parlamenti si cenim të lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, por që nuk janë reflektuar nga Kuvendi.

Gjykata Kushtetuese është institucioni që garanton liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë duke rrëzuar ato ligje apo vendime që i cenojnë ato. Që nga rikthimi i funksionalitetit të saj në janarin e vitit 2021, nuk kanë qenë të paktat raste kur kjo Gjykatë ka konstatuar si cenues të lirive dhe të drejtave të Kuvendit të Shqipërisë.

Kuvendi është rrëzuar disa herë nga ana e Gjykatës Kushtetuese Paradoksale është fakti se Kuvendi buron nga vota e qytetarëve si pushteti suprem në një Republikë Parlamentare, ka shkelur kushtetutën më ndryshimet që i ka bërë Kodi Zgjedhor. Konkretisht, janë konstatuar tri raste që qytetarëve u është cenuar e drejta për të zgjedhur apo për t’u zgjedhur.

E para është herësi që përllogarit mandatet parlamentare, i njohur ndryshe si mekanizmi i vendosur nga PS-ja për zgjedhjen e deputetëve për listat e hapura.

I dyti është pragu kombëtar që u vendos edhe për kandidatët e pavarur në zgjedhje parlamentare.

Ndërsa e treta, lidhet me të drejtën e emigrantëve për të votuar nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Nuk janë miratuar as rekomandimet e OSBE-ODIHR që janë detyruese. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë detyruese për parlamentin që të bëjë ndryshimet ligjore, por Komisioni i Posaçëm Parlamentar në 10 muaj nuk ka bërë asnjë amendament për të adresuar këto problematika duke i mbartur për vitin 2023 si detyra të prapambetura.