Një episod i rrallë dhune ka ndodhur në Madrid gjatë javëve të fundit. Njoftohet se në një qytezë të kryeqytetit spanjoll ultras te Real Madrid dhe Atletico Madrid janë ndeshur me njëri-tjetrin, që një “luftë” tipike ultrasish.

Mësohet të kenë qenë 10 kundër 10 dhe rregullat kanë qenë të vendosura paraprakisht. Nuk lejohej asnjë lloj arme dhe sendi të fortë dhe fitus shpallej secili që mbetej në këmbë në momentin që mbaronte koha e ndeshjes.

Natyrisht të tilla ndeshje janë të paligjshme dhe policia ka nisur hetimet, e ndikuar nga fotot e shpërndara në rrjetet sociale. Të tilla beteja i shohim shpesh në vende si Rusia. Thashethemet tregojnë se “luftën” e fituan ultrasit e Real Madrid.