Manjola Nikolli nga Mirdita, ka humbur betejën me Covid-19.

41-vjeçarja, nëna e një vajze dhe një djali me profesion mësuese ishte e shtruar në një nga spitalet Covid në kryeqytet, ku edhe ka ndërruar jetë.

Arsimtarë, artistë, bluzat e bardha nuk janë kursyer nga kjo sëmundje e rëndë.

Ndërkohë në bilancin e bërë ditën e djeshme nga Ministria e Shëndetësisë u raportua për 4 viktima  dhe 659 raste të reja me Covid.