Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim ke kreun e SPAK, Arben Kraja.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ambasadorja nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter”, ndërsa thekson se SPAK ka dhënë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar.

“588 çështje të ndjekura penalisht, 70 € + milion në asete të konfiskuara. U hetuan 748 persona, nga të cilët 288 janë të arrestuar dhe kemi 114 të dënuar deri më tani. Reforma në Drejtësi po jep rezultate”, shkruan Kim.