Pandemia Covid-19 po merr çdo ditë deri në 10 mijë jetë njerëzish në të gjithë botën dhe deri tani rezultojnë mbi 121 milionë të infektuar dhe mbi 2 milionë e 600 mijë të vdekur.

Megjithatë janë pesë shtete të cilat prej shumë kohësh nuk kanë asnjë person të infektuar.

Për më tepër këto shtete, kryesisht ishuj, gjatë gjithë kësaj pandemie numërojnë shumë pak raste infektimi me Covid-19.

Për këtë, 5 Shtetet e mëposhtme janë certifikuar si zona të gjelbra Covid free.

Ishujt Falkland (Malvinas) me rreth 3 mijë banorë, regjistruan gjatë kësaj pandemie, 54 persona të infektuar, pa asnjë viktimë.

Greenland me afro 57 mijë banorë, nën protektorat danez, ka numëruar 31 persona të infektuar dhe asnjë viktimë.

Saint Pierre Miquelon, një arkipelag me rreth 6 mijë banorë, nën sovranitet francez, 24 të infektuar dhe asnjë viktimë.

Marshall Islands (Ishujt Marshall) me afro 60 mijë banorë në Oqeani, kishin vetëm 4 persona të infektuar dhe asnjë viktimë.

Mikronezia, një federatë në Oqeani me 600 ishuj, shtet me 114 mijë banorë regjistron vetëm një person të infektuar dhe të shëruar.

Në këto të dhëna të Universitetit Hopkins që ka analizuar noa.al dallohet se ishujt kanë numër shumë të ulët infektimesh, sidomos në Oqeani dhe asnjë viktimë.