Nga drama Covid, te shpresa për të shpëtuar jetë të tjera. Për herë të parë, organet e dy pacientëve pozitivë Covid u dhuruan në Poliklinikën e Barit, të cilët fatkeqësisht nuk arritën të mposhtnin sëmundjen. Falë bujarisë së familjeve të një burri dhe një gruaje, që vdiqën pasi ishin infektuar me koronavirus, dy jetë u shpëtuan në Torino dhe Palermo. Dy pacientët pozitivë, të shtruar në dy repartet e reanimacionit të Poliklinikës, të drejtuar nga Profesor Nicola Brienza dhe Profesor Salvatore Grasso, duke mos pasur më shpresë për jetën dhuruan mëlçinë: njëri u transplantua në Torino, tjetri në Palermo. Të dy ndërhyrjet ishin të suksesshme.

Protokolli parashikon që në rast të Covid pozitiv, vetëm organet që shpëtojnë jetën, të tilla si zemra dhe mëlçia, mund të dhurohen dhe se pacientët në urgjencë Covid, ose pacientët në listën e pritjes për transplantim mund të marrin transplantin.

Organet u rikuperuan nga Covid duke zhvilluar antitrupa. “Një falënderim i madh shkon për familjet e dy dhuruesve të cilët, megjithë dhimbjen e tyre, gjetën forcën për të bërë një gjest të jashtëzakonshëm solidariteti: në një rast anëtarët e familjes ishin prekur të gjithë nga Covid. Ata dhanë  pëlqimin e tyre për dhurimin përkundër sëmundjes që kishte prekur edhe ata; në rastin tjetër ishte gruaja e pacientit me fëmijët e saj adoleshentë që donin që një pjesë e burrit të saj të vazhdonte të jetonte “, shpjegon Dr. Vincenzo Malcangi, Koordinator i Donacioneve dhe Transplantit në Poliklinikën Bari.

Një mesazh i jashtëzakonshëm shprese  për ditët në të cilën përkujtohen viktimat e Covid, “është mënyra më e mirë për të bërë homazhe për ata që nuk janë më”, komenton Giovanni Migliore, drejtori i përgjithshëm i spitalit në Bari.