Pas dekretimit të 4 anëtarëve të Gjykatës së Lartë nga Presidenti Ilir Meta, ka reaguar edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Kim ka uruar 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së lartë, ku sëbashku me ta tashmë në këtë gjykatë janë 7 gjyqtarë.

“”Urime për 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë duke u bërë gjithsej 7. Gjykata e Lartë tani mund të mbajë seanca për çështje penale, civile dhe administrative. Falë Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili duhet të vijojë emërimet. Faleminderit dhe presidentit Ilir Meta për betimin pa humbur kohë. Reforma në Drejtësi po ecën përpara”, shkruan Kim.

Lajmi në përditësim…