Vaksinimi masiv i popullsisë, me vaksinën kundër koronavirusi, do të nisë së shpejti.

Ministrja e Shëndetësisë deklaron se negociatat për dozat e tjera janë drejt fundit.

“Jemi drejt përfundimit të negociatave dhe besojmë që shumë shpejt do të kemi lajme të mira përsa i përket fillimit të një vaksinimi masiv, duke ulur gjithashtu edhe grupmoshat për vaksinimin”, u shpreh Manastirliu nga një shkollë pop o vijon vaksinimi i mësuesve.

Deri në këtë fazë, janë më shumë se 6 mijë mësues që janë vaksinuar, teksa Manastirliu nënvizoi edhe njëherë sigurinë e vaksinës AstraZeneca.

“Janë më shumë se 6100 mësues që deri tani janë vaksinuar. Në Tiranë janë 7 qendra vaksinimi, ndërkohë që vaksinimi po vijon në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë theksoi se pas vendimit të Autoritetit Rregullator Europian të Barnave, është rritur pranueshëmria nga mësuesit për kryerjen e vaksinës antiCOVID.