Ilirjan Celibashi i ftuar në ABC, në  “Radarin Informativ” me gazetaren Jonida Shehun ka folur rreth procesit të votimit dhe numërimit elektronik në njësinë nr.10.

Celibashi është shprehur se KQZ do ta shpallë rezultatin në një moment kur të jetë gati dhe pa u ndikuar nga palët politike.

“Po shohim momentin e shpalljes së rezultati që kur e bën makina. Por edhe në një kohë zyrtarisht. Sistemi i të dhënave. Nuk do ta shtypim butonin derisa të jemi gati. Do vlerësohet për njësinë 10.”

Ndërkohë për shpalljen e rezultateve në vend, Celibashi ka shprehur besimin se do të jetë shumë më shpejt sesa ka ndodhur herët e tjera. Megjithatë ai ka shtuar se shpallja e përfundimeve do të marrë shumë kohë, për shkak se duhen llogaritur edhe votat për kandidatët.

“Koha për të nxjerrë rezultatin po punojmë për të qenë më e shkurtër. Nëpërmjet procedurave më të mira. Duke ndërgjegjësuar grupet dhe komisionet e numërimit. Besoj shumë që do jetë situatë ndryshe. Në raport me rezultatin final, kjo kohë do jetë e gjatë se do nxjerrim dhe kandidatët” ka thënë Celibashi.

Vota e emigrantëve?

“Është kompetencë e KQZ për të nxjerr akte për votën e Diasporës. Koha që ju la KQZ për infrastrukturën e votës së Diasporës ka qenë shumë e shkurtër. KQZ i ka kaluar kompetenca, por për kohën nuk mund të kesh debate se është kohë fizike.”