Mbrëmjen e së premtes në aksioni e koduar policor “I arratisuri” janë arrestuar djemtë e Dilaver Bojkut, respektivisht Erben dhe Besnik Bojku. Njësitet e policisë kanë arritur të kapin vëllezërit në rrugën rajonale Strugë-Dibër, gjegjësisht në hyrje të Veleshtës, ku edhe janë arrestuar derisa të dy kanë qenë të armatosur.- Advertisment –

Erben Bojku kërkohej me tre fletarreste të brendshme dhe një fletarrest ndërkombëtarë me kërkesë të Gjykatës Themelore në Strugë, për kryerjen e veprës penale vrasje dhe tregti ilegale me armë. Erben Bojku është dënuar me gjithsej 21 vite burg. Ndërsa, Besnik Bojku është arrestuar për posedim të armës.

Babai i dy vëllezërve, Dilaver Bojku ka qenë i dënuar për prostitucion të paligjshëm në fshatin Veleshtë të Strugës, ndërsa në gusht të vitit 2017 u qëllua për vdekje në kafenenë e tij në afërsi të ish stacionit të autobusëve në Strugë.

Ministria e Punëve të Brendshme pritet të jep më shumë detaje nga aksioni policore gjatë ditës së nesërme.