Greqia ka vendosur të lehtësojë kufizimet anti-Covid.

Mes lehtësimeve përfshihen edhe fluturimet nga Shqipëria, Turqia dhe Maqedonia e Veriut.

Prej kohësh nuk lejoheshin fluturimet nga Tirana drejt vendit fqinj dhe anasjelltas, veç rasteve specifike, prej situatës Covid.

Lajmin e bëri me dije autoriteti grek i aviacionit civil.

Megjithatë, të gjithë udhëtarët që mbërrijnë në vendin fqinj duhet të tregojnë përgjigjen e testit negativ për Covid-19, brenda 72 orëve të fundit.

Autoriteti i Aviacionit Civil grek për vizitorët nga Rusia, nga 500 që ishin në javë , e ka çuar numrin në 4,000, për aeroportet e Athinës, Selanikut dhe Heraklion në Kretë.

Pasagjerët nga Britania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë të detyrueshëm COVID-19 pas mbërritjes në Greqi.

Ata nga Britania do t’i nënshtrohen karantinës 7 ditore, dhe nëse rezultojnë pozitivë, karantina zgjatet në 14 ditë.