Kaosi i vaksinave të koronavirusit vazhdon kudo në Evropë.

Brukseli akuzoi qeveri të ndryshme në BE se mbajnë stok vaksinash, ndonëse Franca dhe Italia sinjalizuan se ishin të gatshëm të vazhdonin shpërndarjen e vaksinës së Oxford / AstraZeneca.

Komisionerja evropiane e shëndetit Stella Kyriakides tha se vaksinimi ishte “më shumë se kurrë kryesor”, duke shtuar: “Edhe me sfidat e mëdha rreth kapacitetit të prodhimit dhe dërgesave, ka raporte për rezerva të papërdorura të vaksinave në të gjithë Bashkimin Evropian.”

Ajo erdhi pasi disa vende ndaluan shpërndarjen e vaksinës së Oksfordit derisa rregullatori i ilaçeve të BE-së të përfundojë një hetim.

Franca dhe Italia thuhet se janë gati të rivendosin përdorimin e kësaj vaksine, pasi Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) të zbulojë rezultatet e hetimit të Enjten.

Ndërkohë, shpresat për pushime u rritën për Britanikët. Bashkimi Evropian synon të paraqesë plane për një “çertifikatë dixhitale të gjelbër” të Mërkurën.

Kjo do të lejojë udhëtim normal brenda BE-së edhe për Britanikët, por edhe për vendet e tjera të Europës, duke përfshirë Ballkanin Perëndimor dhe Shqipërinë, gjatë muajve të verës.