Kryetari i Komunës Ramis Merko sot, kishte takim me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të Qeverisë së RSM z.Tahir Hani dhe ish deputeti dhe kryetari i partisë POEN z. Rubin Zemon.

Takimi u bazua në kërkesën, gjegjësisht në peticionin për sigurimin e strehimit të përshtatshëm social dhe plotësimit të kushteve themelore, të nënshkruar nga individë, familje që jetojnë pranë lumit “Drini i Zi” në pjesën qendrore të qytetit të Strugës, përmes Qendrës Evropiane për të Drejtat e Romëve, Bruksel.

Kryetari i Komunës u pajtua për bashkëpunim të plotë për këtë projekt, së bashku me arkitektin e qytetit z. Natmir Nexhipi tashmë ka filluar procedurën për sigurimin e dokumentacionit të nevojshëm urbanistik. Njëkohësisht, kërkesë u dërgua deri te Qeveria dhe ministritë kompetente për përmbushjen e plotë të kërkesës.
Bëhet fjalë për 40 familje, që jetojnë në shtëpi të ndërtuara në tokë shtetërore, për më shumë se 60 vite.