Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:20, në lagjen nr.4, në qytetin bregdetar.

Dyshohet se pas një konflikti të çastit, është plagosur në dorë me armë zjarri shtetasi Arbër Tivari, 25 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit, shtetasit A.B.

Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës janë shoqëruar disa persona.