Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës, 19:35, tek ish Stacioni i Trenit.

Mësohet se një grua ka rënë nga ballkoni i pallatit dhe ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për një të moshuar 75-vjeçare, me inicialet N. B.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të dokumentuar shkaqet.