Vaksinat anti Covid-19, certifikatat dhe testet false të koronavirusit mund të blihen në rrjetin e errët online.

Çmimet variojnë nga 500-750 dollarë për një dozë të vaksinave AstraZeneca, Sputnik, Sinopharm dhe Johnson & Johnson. Certifikatat  false shiten në internet për më pak se 150 dollarë.  Sipas studiuesve ka një “rritje të madhe” të kërkesës.

Sipas BBC, askush nuk e ka kuptuar se vaksinat nuk janë të vërteta. Zbulimi u bë nga studiuesit e kompanisë së sigurisë kibernetike Check Point, e cila ka monitoruar rrjetin e errët që nga janari.

Sipas të dhënave, numri i reklamave është trefishuar në më shumë se 1,200 që nga ajo kohë. Sa për shitësit e vaksinave apo certifikatave, shumica janë nga Amerika, Anglia, Spanja, Gjermania, Franca dhe Rusia.