Serbia ka bërë të ditur se ka blerë një medikament,  regeneron, që konsiderohet shumë efektiv në luftën kundër Covid-19 dhe që i përket grupit të antitrupave monoklonalë.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Sanja Skodric në një intervistë televizive. Skodric tregoi në intervistë se Serbia bëhet vendi i katërt në Evropë që merr këtë medikament pas Gjermanisë, Hungarisë dhe Republikës Çeke

Sipas zyrtares serbe, efikasiteti i ilaçit është 95% dhe vlen për pacientë që nuk janë hospitalizuar ende duke shmangur përkeqësimin e gjendjes së tyre. Në thelb, sipas saj, kjo ndërhyrje ul presionin ndaj sistemit shëndetësor dhe zëvendëson deri diku rolin e vaksinës.

Sanja Skodric konfirmoi se në prill ose maj pritet të mbërrijë një dërgesë tjetër e këtij medikamenti, duke bërë që Serbina të vendoset në krye të listës për menaxhimin e pandemisë, të paktën në këtë fazë.