Një muaj para zgjedhjeve nis zyrtarisht fushata elektorale në Shqipëri.

Partia Demokratike do të hapë fushatën nesër në sheshin “Nënë Tereza”.

PD-ja do të hapë fushatën 1 orë më herët se PS-ja (17:00). Kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të prezantojë kandidatët dhe platformën e tij përpara se të pretendojë një mandat qeverisës për të rikhyer pas tetë vitesh opozitën në pushtet.

Partia Socialiste ka zgjedhur sheshin ‘Skënderbej”. Fushata e PS-së do të hapet në ora 18:00. Partia që qëndron në pushtet prej tetë vitesh, kërkon një mandat të tretë historik.  Pritet që Edi Rama të shpalosë ambicjet e tij, para se të pretendojë mandatin e tretë historik.

Duhet theksuar se nesër mblidhet Komitetit Teknik i Ekspertëve për masat e reja anti-Covid. Një ndër temat më të diskutueshme mbetet mënyra sesi do të menaxhohet fushata.

Nuk dihet se cili është plani i dy partive kryesore, dhe sa do të respektohen masat anti-Covid nga forcat politike.

Partitë besohet se janë njohur paraprakisht me masat e reja që ka marrë Komiteti i Ekspertëve, për të mos shkelur rregullat anti-Cocid që në ditën e parë të fushatës.