Partitë politike nisin zyrtarisht nesër (të enjten) fushatën për zgjedhjet e 25 prillit.

Komiteti i Ekspertëve Teknikë vendosi sot që të mos ndryshojë masën e cila ndalon grumbullimet me më shumë se 10 persona.

Pra, takimet e kryetarëve të partive pritet të jenë të kufizuara, të paktën sipas vendimit.

Grumbullimet me më shumë se 10 persona do jenë të ndaluara edhe për të paktën 2 javë.

Mbetet për t’u parë nëse do ketë ndonjë reagim nga partitë politike.