Donald Trump e ka pranuar humbjen në zgjedhjet e 2020 për herë të parë. Ish-presidenti amerikan tha për Fox News “ne nuk fituam.” Në një intervistë për Sean Hannity, Trump pranoi se presidenti aktual Joe Biden e mundi.

“Ne supozohej që të fitonim lehtësisht 64 milionë vota. Morëm 75 milionë vota dhe nuk fituam, por do të shohim se çfarë do të ndodhë me këtë,” tha Trump.

Këto komente të Trump mund të duket se i dhanë fund pretendimeve të tij për zgjedhje të vjedhura më 6 nëntor, megjithëse “le të shohim se çfarë do të ndodhë” duket se lë të hapur një fije shprese për të përmbysur rezultatin, diçka që tani duket tepër e pamundur.

Duke folur me Hannity nga klubi i tij i golfit Bedminster në New Jersey, ku po kalon verën, Trump tha po ashtu se pesë muajt e presidencës së Biden po u tregojnë qytetarëve se pse ai duhej të ishte rizgjedhur.