Kryministri Edi Rama është shprehur se mandati i tretë i Partisë Socialiste është mandati që do të mbylle reformën në arsim, në shëndetësi dhe në bujqësi.

Sipas tij është e rëndësishme që të gjithë shqiptarët të kthejnë kokën dhe të vendosin për të mirën dhe të ardhmen e tyre. Ai është shprehur se nuk janë ato e mira e vetme, por janë shpresa që ka ky vend  për të bërë përpara.

Është një mandat për të garantuar përmbylljen reformën në Shëndetësi që është autonomia spitalore. Mandati i tretë është për ti dhënë fund dy turnëve në shkollë, për të bërë gjuhën angleze gjuhë në çdo klasë që nga klasa e parë dhe të çojmë përpara çdo sfidë në arsim. Investimet në bujqësi në mandatin e tretë të shkojnë në 1 mln dollarë, siç kanë shkuar në 130 mln eksportet në peshkim.

 Është përgjysmuar importi sepse është rritur eksporti, për të gjithë ato që flasin nga kafeneja dhe e ndjekin Shqipërinë nga kanalet dhe portalet e vërteta është e kundërta, Mandati i tretë është kyç për të gjithë ato që punojnë dhe janë duke u rikthyer punimit të tokës. Për të krijuar bujqësinë e sipërmarrjes dhe vlerës së shtuar dhe që krijon mundësi për paga të larta. Mandata e tretë është për të përmbyllur revolucionin digjital për të gjithë shërbimet. 95 % e shërbimeve ofrohen online, mandati i tretë për ta konsoliduar shtetin e shërbimeve digjitale, nga kontakti me të drejtën e tyre”, ka thënë Rama.

Ndër të tjera kryesocialisti në fjalën e tij duke ironizuar është shprehur se ato ndryshe nga pala tjetër dinë të respektojnë rregullat dhe tu tregojnë qytetarëve që jeta e tyre është më e rëndësishme se fushata elektorale.

Rama është shprehur se ai dhe skuadra e PS-së nuk janë zgjedhja më e mirë por është më e mira që politika shqiptare ka tashmë.

Në fund të fjalës së tij ai e ka mbyllur me një përshëndetje të veçantë për të gjithë kandidatët, ku e ka cilësuar këtë të enjte si nata e parë e begatë e netëve të bardha deri në fitoren e 25 prillit.

Po ofron ora që të shkojmë të gjithë në shtëpi dhe unë u them të gjithëve se unë nuk jam i rënë nga qielli dhe për shumë kënd unë mund të kem më shumë të meta seç kam dhe për të tjerë më shumë të mira seç kam. Unë jam këtu bashkë me ju jo për vete por për emrin tim për trashëgiminë më të rëndësishme që një baba u lë fëmijëve të vet. Kujtimin e tij, për të nderuar të gjithë ato që para meje, qofshin të një gjaku si familje apo si shqiptarë, qofshin të dy brezave më parë ose disa më parë kanë bërë të njëjtën,gjë sepse kanë besuar të njëjtën gjë dhe në këtë botë ku shumëkush mendon se janë të gjithë njëlloj janë ato që bëjnë diferencën pasi ndryshe kjo botë s’do të ndryshonte kurrë.

Unë jam sëbashku me skuadrën e PS-së për të treguar se ky vend bëhet, se puna është ajo që vlen dhe ato që sjell puna janë ato që mbeten. Pa diskutim që në vetvete as unë dhe askush këtu nuk jemi zgjedhja më e mirë e imagjinueshme por në realitetin e jetës së përditshme por më të mirë se ne nuk ka, thjesht nuk ka. Të gjithëve duhet tu mjaftojnë ato që kanë parë dhe provuar në të shkuarën, ato që kanë jetuar në të shkuarën, që tashmë janë shfaqur në formë tabori me një dhëndër absurd përpara tu thonë jo, shans për të njëjtin program jo, për të njëjtën skuadër jo, shans tjetër për të njëjtën mungesë karakteri në lidership dhe sjellje jo, të një skuadre që thotë sot s’bën nesër.

Jo sepse ne jemi e keqja më e vogël por ne jemi e vetmja e mirë sado e vogël që Shqipëria ka sot në politikën e vet. Partia Socialiste e Shqipërisë me 25 prill do të fitojë në mënyrë absolute do të ketë mandatin e tretë për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë. Të gjithë ne do të bëjmë katër vitet e ardhshme më shumë seç kemi bërë të gjithë vitet sëbashku, ne dimë të vetëkorrigjohemi, e dimë se nuk jemi engjej dhe nuk kemi ardhur për të treguar se sa lart jemi, por jemi shqiptarë që kur jemi krijuar si parti kemi pasur të parën Shqipërinë jo me Fjalë por me vepra. Paci të bardhë natën e parë të këtyre 30 netëve të bardha ku shqiptarët do të na japin mundësinë të zbardhim faqen e  Shqipërisë”, ka thënë Rama.