Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një të riu.

Ngjarja është raportuar në lagjen 13 të Durrësit, ku për pasojë mbeti i plagosur një i ri 27 vjeç, me inicialet E. N.

Policia thotë se gjithçka nisi pas një konflikti të çastit, teksa i riu ndohet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar autori i dyshuar dhe personat e tjerë të përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj.