Dy burra kanë humbur jetën gati në të njëjtën kohë pasditen e sotme në dy ngjarje që nuk lidhen me njëra-tjetrën.

Pak minuta më parë, rreth orës 17:30, në qytetin e Bilishtit, është konstatuar në rrugë i pajetë, pa shenja dhune, shtetasi E. G..

Viktima, rreth 67 vjeç, banues në Bilisht, paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Gjithashtu rreth orës 17:40, në Spitalin e Prrenjasit, ka shkuar i vdekur shtetasi R. B., 75 vjeç, banues në fshatiun Homçan, Pogradec.

aNNga deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se është rrëzuar aksidentalisht nga kali.

Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.