Dimri mbëriti edhe me reshje dëbore, ndërhyrjet në zonat malore të Korçës për normalizimin e situatës.

Dimri tashmë ka ardhur dhe mbrëmjen e djeshme në të gjithë juglindjen kanë nisur reshjet e borës. Në zonat malore trashësia e dëborës ka qënë më e madhe duke bërë të detyrueshme ndërhyrjen me mjete për pastrimin e rrugëve.

Bashkia Korçë njofton se prej orëve të para të mëngjesit ka ndërhyrë në disa zona malore si rruga e Gjançit, Shtyllë dhe Vithkuq me borëpastruese dhe fadroma për të normalizuar situatën dhe për t’i paraprirë reshjeve të dendura.

Aktualisht një fadromë po punon në Lubonjë, ndërkohë që situata paraqitet e normalizuar në të gjithë territorin.