Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në qytetin e Vlorës, ku përuroi parkun e ri.

Ambienti i ri çlodhës është i vendosur pranë “Shtëpisë së Pavarësisë” dhe vjen në një formë krejt ndryshe, me ambiente për çdo moshë.

“Në përfundim të Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë, ndezim edhe emrat e firmëtarëve nëpër oborrin e shtëpisë muze; një punë e bërë me dashuri të veçantë dhe përulësisht mirënjohës ndaj etërve themelues të shtetit shqiptar”, shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook.