Ndryshe nga Partia Demokratike, që e quajti vendimin politik, për Partinë Socialiste Kolegji Zgjedhor vendosi palët në kushte të barabarta duke hequr nga lista disa prej kandidatëve të PD-së.

“Vendimi i sotëm nuk ishte një vendim me të cilin humbi PD apo fitoi PS, vendimi i Kolegjit Zgjedhor solli procesin në rregullshmërinë ligjore.

Pra të gjitha janë në pozita të barabarta për procesin zgjedhor për datën 25 prill”, tha Eridian Salianji, përfaqësuesi ligjor i PS-së në KQZ.

Kolegji Zgjedhor i dha të drejtë Partisë Socialiste dhe hoqi nga lista e kandidatëve për deputetë të PD-së disa emra, duke e lënë listën me 153 kandidatë.

Kujtojmë që KQZ lejon për çdo qark një listë me kandidatë, dy ose tre më shumë se numri i mandateve, por që ai të jetë i plotpjestueshëm me tre.