Katër ditë pas zgjedhjeve dhe pas mbylljes së rezultatit përfundimtar për fituesin e zgjedhjeve të 25 prillit ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim këtë të enjte ka zhvilluar një vizitë në kryeministri.

Ndër të tjera mësohet se ambasadorja do të zhvillojë një takim në Kryeministri, nuk dihet ende nëse me kryeministrin Edi Rama apo me këshilltarët e kreut të qeverisë.

Ende nuk dihen arsyet e vizitës së ambasadores amerikane këtë të enjte në Kryeministri.

Kujtojmë që një ditë më parë, ambasadorja Yuri Kim uroi kryeministrin Edi Rama dhe PS, për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.