Një person në Elbasan ngjitet në pemë dhe tenton të hidhet.

Ai ka hipur sot tek Rrapi i Bezistanit në qendër të qytetit, duke alarmuar policinë dhe forcat zjarrfikëse.

“Parti Enver, jemi gati kurdoherë. Po hidhem. Do hidhem, do vdes për partinë,”- mësohet të ketë bërtitur.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shumë persona, të cilët janë përpjekur ta bindin që të ulet.

Por pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, është bërë e mundur zbritja e tij nga pema pa shkaktuar asnjë dëm.

Mësohet se personi në fjalë ka probleme të shëndetit mendor.