Familja Çekaj edhe një herë tjetër ka rikthyer historinë e trafikimit të kokainës përmes kontejnerëve me banane. Ditën e sotme në pranga u vu, Selim Çekaj, babai i Arbër Çekajt, i cili ndodhet pas hekurave për ngjarjen e 28 shkurtit të vitit 2018, kur në magazinat e tij në Maminas ‘Arbri Garden’ u gjetën 613 kg kokainë.

Në lidhje me këtë ngjarje u akuzuan edhe vartësit e tij Donaldo Lushaj, Armando Pezaku të cilët bashkë me Çekajn dyshohet se kanë siguruar transportin nga Kolumbia në Portin e Durrësit për ta kaluar më pas në tregun Europian.

Prokuroria kishte kërkuar 21 vite burg për Çekajn, kërkesë e cila u pranua edhe nga gjykata, por për shkak të gjykimit të shkurtuar Çekaj përfitoi ulje të dënimit me një të tretën.

Në dëshminë e tij para trupit gjykues, Çekaj befasoi me deklaratat gati bindëse kur e quajti veten si një njeri me pak të ardhura që ka babanë arsimtar ndërsa jeton në një banesë një dhomë dhe një kuzhinë.

Kjo sipas tij, ishte arsyeja që kishte udhëtuar drejt Gjermanisë ku bashkë me të shoqen do të blinin mobilie për shtëpinë e tyre, në momentin kur policia organizoi aksionin për kontroll në magazinat e kompanisë “Arbi Garden”. Ai u shpreh se nëse do të ishte trafikant i madh droge do të merrte linjën direkte, pa përdorur tranzit përmes Kosovës. Çekaj tha se është besimtar dhe familjar të rregullt.

Të gjitha këto dëshmi nuk e bindën gjykatën që vendosën ta lënë atë pas hekurave.

Sot historia e kontejnerëvështë kthyer sërish dhe ka në qendër edhe njëherë familjen e tij. Babai i tij, Selim Çekaj ka hapur një kompani me mërin “Ecoalmax”, për transportin e banave nga Kolumbia. Në kontejnerët që transportonin bananet që vinin për llogari të kompanisë së tij policia gjeti 49 kg kokainë duke e vënë në pranga atë.