Kryeministri Edi Rama, thotë se ai dje Partia Socialiste, këtë fushatë elektorale nuk kanë premtime për mandatin e tretë, por plan për veprime për disa gjëra që duhet të kryhen në vitet e ardhshme.

Në intervistë për Top Channel që po monitoron noa.al, Rama foli për një plan veprimi që nuk ka fokus thjesht dhe vetëm një mandat katërvjeçar, por prioritet dhjetëvjeçar.

Për Ramën, është e rëndësishme që njerëzit  kuptojnë se këtu nuk bëhet fjalë për premtime, pasi ato janë tejkaluar përmes realizimit.

Këtu, kryeministri përmendi faktin se është në fuqi nga 1 janari 2021, tatimi mbi fitimin zero për të gjitha bizneset me xhiro vjetore deri 14 milionë lekë, ligj që do të jetë në fuqi deri në 31 dhjetor të vitit 2029.

Po ashtu Rama përmendi edhe faktin tjetër se nga 1 janari 2021, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) është bërë zero për bizneset deri 10 milionë lekë xhiro vjetore deri në 31.12.2029. Ndërsa sigurimet shoqërore dhe shëndetësore 27.9 për qind e pagës bruto ose asaj minimale, aktualisht 30 mijë lekë mujore, do të vazhdojnë të paguhen bashkë me taksat lokale që nisin nga 7500 lekë deri në disa qindra mijë lekë në vit.

Në këtë pikë Rama tha se është e habitshme që të flitet për taksë 9 për qind, duke atakuar Bashën, kur është aktualisht e zeruar.

Megjithatë këtu Rama gabon, pasi plani që ka publikuar Lulzim Basha, përmend taksën 9 për qind për bizneset e mëdha. Kurse për bizneset deri 14 milionë lekë, Basha ka shpallur total taksash kombëtare dhe lokale, 0.5 për qind e xhiros vjetore.

Duke u ndalur në tetë vite qeverisje dhe thirrjen për të marrë një mandat të tretë, Rama tha:

“Bilancin e vlerësojnë qytetarët dhe jo kundërshtarët. Kam bërë disa sesione të paraqitjes së planeve të veprimit, nuk kam premtime këtë herë sepse nuk jemi parti KÇK siç janë këta që bëjnë të njëjtat premtime që njerëzit duan të dëgjojnë, pra edhe ata që janë në punë dhe paguajnë sigurime të kënaqen, dhe pensionistët të kënaqen me një paradoks qesharak. Për ta Shqipëria është në një moment që të ndajmë parà, jo lufta për ta nxjerrë vendin nga pandemia dhe rindërtimi.

Por ku dallon Rama 3 që synon kryeministri, nga Rama 2 dhe 1?

Rama përgjigjet: “Dallon në faktin që jemi në kushte unikale në historinë e jetës tonë dhe kemi përballë një sfidë të jashtëzakonshme. Unë personalisht mendimin e parë kur ngrihem në mëngjes dhe kur mbyll sytë janë vaksinat. Qëllimi ka qenë që kurthi ose rrethi vicioz ku u gjendëm sepse BE na la jashtë, të mos mbetej barrë mbi ne si në vendet e tjera të rajonit përvec Serbisë”.