1 Prilli, e njohur si “dita e gënjeshtrave” e gjeti Zonjën e Parë të SHBA në një udhëtim pune në Kaliforni. Zonja Biden gjatë këtij udhëtimi mendoi të bënte një shkaka për stafin dhe përfaqësuesit e mediave që ndodheshin në avion me të.

Kur të gjithë i hipën avionit për t’u nisur, një stjuardesë me emrin “Jasmina”, e veshur kokë e këmbë me të zeza, ju vjen për t’u shpërndarë ëmbëlsira.

Te gjithë u mashtruan dhe nuk arritën të shquanin se stjuardesa ishte Jill Biden.

“Budallenjtë e prillit”, u tha ajo pasi hoqi paruken që mbante në kokë, duke zbuluar kështu vetë rrengun pasi askush nuk e njohu.