Policia e Pogradecit ka arrestuar një 23-vjeçar, të akuzuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me në 13-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Buçimas të Pogradecit. Në pranga i riu, i identifikuar si H.P.

Të rinjtë janë gjetur  bashkë jashtë qytetit, në automjet. Sipas të dhënave vajza është shoqëruar me dëshirën e saj me djalin, ndërkohë që në komisariat ka deklaruar se e ka gënjyer për moshën dhe nuk i ka treguar se ishte 13 vjeç. Mësohet se ata kishin folur disa ditë në Facebook dhe dje ishin takuar për herë të parë. Po dje kanë kryer edhe marrëdhënie seksuale.

Familja e vajzës, të cilët jetonin prej më shumë se 3 vitesh në Greqi,  kishin shkuar në polici pasi nuk po gjenin vajzën që nuk ishte kthyer në shtëpi për orë të tëra. Para grupit hetimor vajza nuk ka pretenduar marrëdhënie me forcë por me dëshirën e saj.

Edhe djali ka thënë se vajza nuk i kish treguar moshën reale dhe se ishin takuar me dëshirë. Vajza nuk ka bërë denoncim por policia ka qenë e detyruar të kryejë procedurat për shkak të moshës së saj.