Analisti Arjan Curri ka komentuar protestën që po zhvillohet sot para Kryeministrisë. Rama u shpreh me nota pesimiste nisur edhe nga numri i reduktuar i qytetarëve që kanë dalë sot në shesh.

Sipas tij në demokraci njerëzit respektohen dhe dëgjohen, por nëse kjo protestë nxjerr një grup njerëzish dhe jo një kokë drejtuese është e destinuar të vdesë.

“Kritika ime ka qenë më shumë për ata që quhen ajka e protestës, ata që tremben ta shpallin veten. Po shikoj me njëlloj pesimizmi duke parë një numër më të reduktuar të protestuesve. Disa miq të mi kanë shkuar për pushime këto ditë pushimesh, ky është një lajm i mirë për biznesin dhe lajm i keq për protestën. Dikush nuk e shesh problemin real siç është.

Rama sot është shumë i mërzitur sepse do donte më shumë protestues. Kjo protestë nuk do ketë sukses nëse nuk bëhet ashtu siç duhet të ishte bërë në këtë histori. Njerëzit duhet të shohin realitetin, të shohin tej asaj që ata na tregojnë që te ketë sukses.

Ne duhet të ndihmojmë njerëzit të arrijnë qëllimet e tyre dhe kjo nuk bëhet përmes një organizmi spontan. Njerëzit protestojnë kur nuk përmbushin nevojat e tyre, por protesta e sotme nuk e ka elementin kryesor që është klisteni. Nuk mund të pritet të vendosë sheshi, duhet të nxirret një person i caktuar, një kokë që ta drejtojë. Në demokraci njerëzit respektohen dhe dëgjohen, por nëse kjo protestë nxjerr një grup njerëzish dhe jo një kokë është e destinuar të vdesë.”, tha Curri.